Formohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje në Malishevë

Kosova

Formohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje në Malishevë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:39
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptim, për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje

Sot në Malishevë, në bashkëpunim në mes të Komunës së Malishevës, Ministrisë së Drejtësisë-Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje dhe OSBE-së, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptim, për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se krijimi i këtij mekanizmi është një mundësi më shumë mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve, në mënyrë që të ketë më pak raste të dhunës, pavarësisht se Komunën e Malishevës, si dukuri është më pak e shprehur, por kjo ndikon në rritjen e sigurisë dhe eliminimin apo parandalimin e rasteve të dhunës dhe kjo është me rëndësi”.

Ndërsa zëvendësministri Naim Qelaj, foli për rolin dhe rëndësinë që ka ky mekanizëm, si dhe për formimin e këtij mekanizmi edhe në komunat tjera në vend.

“Kjo në të kaluar nuk është raportuar, dhe ku ka qenë një prej indikatorëve të rritjes së dhunës, pasi as viktimat nuk kanë qenë të mbrojtura, por edhe autorët e dhunës nuk janë dënuar. Edhe sot këto raste mundohen të fshihen, por vetëdijesimi ka rëndësi të madhe, sikur edhe trajtimi i rasteve, dhe në këtë drejtim edhe pushteti lokal, krahas atij qendror, luan rol të rëndësishëm”, tha ai.

Zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, i mori disa shembuj konkret të dhunës në familje, të cilët arsyetojnë rëndësinë e formimit të këtij mekanizmi dhe rolin që luan ky mekanizëm në luftimin e kësaj dukurie dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje.

Ndryshe, koordinatore e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje është zgjedhur Vera Bytyçi, zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat