Pjetërshani do të bëhet me Qendër rinore ndërkombëtare

Kosova

Pjetërshani do të bëhet me Qendër rinore ndërkombëtare

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Pjetërshan të Gjakovës, është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rinore jo-formale për rini.

Kjo qendër  do të ofrojë kushte fizike të një qendre rezidenciale,  e cila mund të përdoret gjatë tërë vitit nga të rinjët.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me këtë rast ka përmendur vështirësitë , të cilat janë hasur për këtë projekt gjatë viteve të kaluara.

Për Gashin, implementimi i fazës së dytë të këtij projekti në Pjetërshan  përbën një vendim jashtëzakonisht të qëlluar. Projektet e tilla rinore sipas Gashit, burojnë nga programet e reja si Fondi Rinor që ka lansuar ky dikaster.

Ministri i Kultuës shprehu besimin  e tij se ky projekt do ta shndërrojë Gjakovën dhe Kosovën në një Qendër Rinore ndërkombëtare. 

Gashi: Këtu do të vërshojnë  shumë të rinj dhe të reja nga të gjitha vendet, duke përfshi edhe SHBA-të 

“ Jam shumë i bindur që ky kamp do të jetë një pikënisje,  e cila do ta shndërrojë Pjetërshanin, Gjakovën,  por edhe Kosovën në Qendër Rinore ndërkombëtare, sepse këtu do të vërshojnë natyrisht shumë të rinj dhe të reja nga të gjitha vendet, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Gashi.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vuri theksin te rëndësia e madhe që do të sjellë ky projekt për Pjetërshanin dhe Gjakovën. 

Gjini:  Mezi s’po e pres ditën kur të rinjtë e gjithë botës do të kalojnë nëpër Pjetërshan Video:

“Fillimisht  mezi s’po e pres ditën, kur të rinj prej krejt botës, kanë me kalu nëpër Pjetërshan edhe me ardh këtu në Lugun e Mirë, në këtë kamp fantastik. Për shkak se kanë çka me pa shumë, jo vetëm kampin, por e shohin Kosovën, e shohin Gjakovën, e shohin një fshat të Gjakovës.  Edhe vijnë në një kamp që veç tash ka nis me marrë një formë, edhe jam absolutisht i bindur se kur të kryhet ka me qenë diçka fantastike”, tha kryetari i Gjakovës. 

Tutje Gjini  përmendi edhe efektet e mëdha që do të ketë ky projekt tek të ringjet, që sipas tij janë efekte afatgjata që do të ndikojnë në zhvillimin e tyre. 

Gjini: Do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe integrim të vendit tonë

"Të rinjtë tanë kanë me kriju lidhje, lidhje me të rinj të vendeve të reja edhe ajo influencë, ai ekspozim i  të rinjve tanë ka me pas efektë të shumanshme, ka me pas efekte shumë afatgjata dhe në të gjitha mënyrat e komunikimit dhe të zhvillimit, Te rinjtë që nuk e kanë parë botën edhe njerëzit që nuk e kanë parë botën, kanë prirje për me rezistu ndaj ideve të reja, e rezistimi ndaj ideve të reja nuk e çon një vend përpara. Kështu që ky aspekti tjetër i ndërlidhjes të rinjve tanë, të gjeneratave që vijnë, me të rinjtë e botës ka me pas efekt jashtëzakonisht të madh në zhvillim dhe integrim të vendit tone”, tha Gjini. 

Ndërtimi i kësaj qendre në total do të kushtojë  1 milionë euro. Objekti kryesor dhe më i madh i kësaj qendre është i mbështetur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport me   170 mijë euro ndërsa komuna e Gjakovës ka  ndarë lokacionin për ndërtimin e Qendrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat