Latifaj: Z-mobile ka kërkuar shërbimet 3G-4G, edhe pse s’ka qenë në kontratë

Kosova

Latifaj: Z-mobile ka kërkuar shërbimet 3G-4G, edhe pse s’ka qenë në kontratë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:39
Komisioni Hetimor Parlamentar

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në vazhdën e intervistimit, sot intervistoi edhe ish ushtruesi i detyrës së kryeshf PTK njëherësh edhe ish-drejtor Teknik në Telekom, Mehdi Latifaj lidhur me dyshimet për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin në Telekom.

Nën betim Mehdi Latifaj para anëtarëve të komisionit hetimor, theksoi se Z Mobile në vitin 2014, kishte kërkuar nga PTK, shfrytëzimin e shërbimit 3G dhe 4G pa kushte, por sipas tij, një kërkesë e tillë nuk ishte në marrëveshjen mes dy operatorëve Telekom dhe Z Mobile.

Latifaj: Z-mobile me presion ka kërkuar shërbimet 3G dhe 4G, edhe pse s’ka qenë në kontratë

“Kërkesa e tyre(Z-mobile) që shërbimet 3G dhe 4G t’u ofrohen pa kushte duke pretenduar që janë të përfshira në kontratë, ne kemi kërkuar sqarime se në bazë të cilit nen të kontratës ju po pretendoni që këto shërbime janë përfshira në kontratë. Ata kanë përmend nenin 2.4.1 i cili nen flet për shërbimet e rrjetit qendror dhe këtu kanë lindur paqartësitë të cilat jemi munduar me i trajtuar edhe tutje. Pavarësisht që kontrata në mënyrë eksplicitë nuk thotë dhe askund në kontratë nuk ka 3G dhe 4G të shënuar, ne jemi munduar me gjetur një solucion”, tha Latifaj.

Ai po ashtu theksoi se për rastin e arbitrazhit, ka qenë një proces i mjegulluar, derisa ka sqaruar edhe për aferën “Sim to Sim”, e cila sipas tij, e ka dëmtua shumë Telekomin.

Latifaj: “Sim to Sim” ka qenë veprim i dëmshëm për Telekomin

“Po kam qenë në dijeni për aferën “SIM to SIM”, ajo ka qenë mjaft e shprehur në periudhën 2008-2009, 2010, 2011, kjo më vonë me ardhjen e aplikacioneve si ‘viber’, kjo dukuri është zbehur, por që nuk do të thotë që nuk është aktive edhe sot, sepse ka njerëz që e aktivizojnë këtë edhe sot. Vërtet ka qenë një veprim i dëmshëm për Telekomin e Kosovës”, theksoi ai.

Për aferën “Sim to Sim”, Latifaj tha se ka pas edhe të arrestuar. Një nga të arrestuarit për këtë aferë ka qenë edhe vëllau i tij, i cili sipas Latifajt, u arrestua pa faj dhe pa të drejtë.

Latifaj: Për “Sim to Sim” është arrestuar edhe vëllai im

“Ka pasur edhe aktivitetet rreth kësaj çështje, ka pasur edhe arrestime, por nuk ka pasur asgjë, ka ekzistuar afera e cila mund të jetë keqpërdorur që me adresuar aferën diku tjetër. Ka pasur arrestime nuk është ngritur asnjë aktpadi ndaj askujt, njëri prej të arrestuarve ka qenë vëllai i im, të cilin rast po e bëjë publik për herë të parë. Vëllai im ka punuar në një kompani që ka ofruar shërbime për thirrje telefonike për botën e jashtme ose për kabina telefonike. Ka qenë teknik aty dhe ka zhvilluar atë aktivitet së bashku me drejtorinë e tanishëm, teknik të Telekomit që është Fatoni”, thotë Latifaj.

Ai shtoi se nëse prokurori Aleksandër Lumezi ka fakte që Mifatr Latifaj për këtë çështje le ta dërgon në institucionet e drejtësisë.

Latifaj po ashtu tha gjatë periudhës së menaxhimit të PTK nga ish kryeshefi Shyqri Haxha, ishte shkarkuar pasi nuk ishin implementuar projektet e tij.

Për kërkesa të tilla si ndërmjetësues, Latifaj tha se Haxha e ka dërguar Elvis Pistën. Derisa ish-drejtori teknik i Telekomit, ishte duke u pyetur për kontratat e antenave, pati përplasje nga deputeti Milaim Zeka dhe kolegia e tij Blera Deliu-Kodra ndaj anëtares së komisionit Albulena Haxhiu se po iu merr kohë të tjerëve në komentet e saja të gjata pa pasur pyetje.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala gjatë ditës ka intervistuar edhe zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe menaxherin e Produkteve, Nysret Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat