Partia e Ashkanlive të Kosovës janë shprehur të tronditur me vdekjen e 12 vjeçarit nga Fushë Kosova që i përkiste këtij komuniteti.
Ata përmes një telegrami ngushllimi e ndajnë dhimbjen bashkë me familjen e të miturit.
Telegram Ngushllimi nga PAI
Sot krejt Kosova dhe qytetarët Ashkanli, janë tronditur me lajmin e pranuar për humbjen dhe vdekjen e Kujtimit 12 vjeqarê.
Me të gjithë ju po ndajnë dhimbjen bashkê me familjen Veseli nga Fushë Kosova, me pikëllim dhe dhimbje në shpirt kemi pranuar lajmin e gjetjes tê vdekur në rrugë në Fushê Kosovê të 12 vjeqarit Kujtim Veseli nga Fushkosova.
Kjo ngjarje ka prekur gjithë qytetarët anë e mbarê, Partia e Ashkanlive për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, duke lutur Zotin të ju a shtoj durimin dhe tê ju a lehtësoj dhimbjen , po ashtu PAI kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë, që sa më parë të gjej shkaqet e vdekjes Kujtim Veselit nga komuniteti jonë, Zoti pa tjetêr që e ka mêshiru e ne do kujtojmë dhe lutemi për atë.
Ngushëllime familjes Veseli nga Fushë Kosova.
Me respekt dhe pikëllim.
Partia e Ashkanlive per Integrim – PAI.