Prof. Dr. Marjan Dema, rektor i UP-së e futbollisti Shkelzen Gashi u lauruan me titullin: "Nderi i Qytetit" të Klinës

Kosova

Prof. Dr. Marjan Dema, rektor i UP-së e futbollisti Shkelzen Gashi u lauruan me titullin: "Nderi i Qytetit" të Klinës

Nga: Lekë Mrijaj Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:33
Prof. Dr. Marjan Dema

Komuna e Klinës në krye me kryetarin e saj, Prof. Dr. Zenun Elezaj, organizoi sot një solemnitet festiv, me rastin e ndarjes së titullit: “Qytetar Nderi” për Akademikun, Prof. Dr. Marjan Dema, rektor i UP-së, e Shkelzen Gashi, futbollist i kombëtarës. Në eventin me rastin e ndarjes së të dy titujve të nderit, sot në Asamblenë Komunale të Klinës veç të pranishmëve të tjerë, miqëve e familjarëve të lauruarve morën pjesë edhe rektor të tjerë regjional, dekan e profesor fakultetesh, si dhe klerikët fetar, dom Lenc Sopi, dekan i dekanatit tē Pejës e famullitar i Kishës së Klinës, e imam Fitim Boja, sekretar i bashkësisë islame për Klinën.

Seancës Solemne e nisi-drejtoj, Fadil Gashi, kryesues i asamblesë komunale, i cili ua lexoj të pranishmëve dhe ua dorëzoj të dy të lauruarve vëndimin mbi dhënien e titullit: " QYTETAR NDERI".

Në fjalën e tij të rastit, ishte kryetari Prof. Dr. Zenun Elezaj, pas dorëzimit të titujve: "NDERI I QYTETIT" për akademikun, Prof. Dr. Marjan Demën, rektor i UP-së, e Shkelzen Gashin, futbollist i kombëtarës, veq tjerash, kryetari Elezaj, u shpreh; “Kam nderin dhe privilegjin që si kryetar i Komunës së Klinës t’ju shpreh mirëseardhje në këtë seancë solemne me rastin e dhënies së titullit “NDERI I QYTETIT”, dy bashkëqytetarëve tanë, personalitete të njohura të arsimit, shkencës dhe sportit, prof. Dr. Marjan Demaj dhe Shkëlzen Gashit. I Nderuar Prof. Dr. Marjan Demaj, e Shkëlzen Gashi. Sot, ne, bashkëqytetarët tuaj, sikurse edhe më parë, jemi të lumtur që ju kemi dhe krenar me emrin tuaj. Kontributi dhe të arriturat e juaja në lëmine e arsimit, shkencës dhe sportit, janë të veçanta dhe përputhen plotësisht me kohën kur Klinës dhe Kosovës në përgjithësi i duhet promovimi i këtyre vlerave. Për ta kryer një borxh të vogël ndaj veprës madhore të këtyre dy personaliteteve, që me veprën dhe të arriturat e tyre jetësore nderuan Kosovën dhe Klinën në veçanti, me propozimin e komisionit kuvendar vlerësues dhe me miratimin unanim të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, Profesor. Dr. Marjan Demajt dhe Shkëlzen (Taib) Gashit, iu nda titulli “Nderi i Qytetit”. Urime Profesor, Urime Shkëlzen. Urime gjithë qytetarëve të Klinës, ndarja e këtij titulli për këta dy personalitete, na nderon të gjithëve,” theksoi në fund të fjalës kryetari Elezaj.

Image

BIOGRAFIA:

PROF. DR. MARJAN DEMA, LINDJA, JETA DHE EDUKIMI I TIJ UNIVERSITAR

Akademiku Prof. Dr. Marjan Dema, është pinjolli i familjes legjendare të Shaban Demës, i cili ka lindur me 27 maj 1957, në fshatin lugdrinas në Stupë të Klinës. dhe se është njëri nga figurat më të shquara emblematike, akademike e intelektuale në Trojët Shqiptare e Republikën e Kosovës.

Image

-1987 Dr.sc. (Doktor i shkencave matematike) Universiteti i Prishtinës, FSHMN

-Teza: .“Intrerpolimi I shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit” 1984 Mr.sc. (Magjistër i shkencave matematike) Universiteti i Prishtinës, FSHMN)

-Teza: Disa veçori te interpolimit te funksioneve analitike ne hapësirat te Hilbertit, punim magjistrature, 1984

-2003 Profesor i Matematikes, me note mesatare 9.33.

PROF.DR. MARJAN DEMA-KARRIERA PROFESIONALE DHE THIRRJET AKADEMIKE

-1978-1981 Profesor ne gjimnazin “Sami Frashri” ne Prishtine

-1981 Asistent ne FSHM, Departamenti i Matematikes, Universiteti i Prishtinës,

-1984 Ligjërues për lenden Gjeometri Deskriptive , Universiteti i Prishtinës, FSHMN

-1988 Është zgjedhur në thirrjen e docent për lëndën e Gjeometrisë Deskriptive, FSHMN, UP

-1994-2001 Është zgjedhur në thirrjen e profesorit inordinar për lëndën Matematika për ekonomistë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë

-2012 Është zgjedhur profesor i rregullt për lendet Matematika I dhe II ne FIEK, UP

-1987/89 Ka punuar si profesor në SHLP “Skënderbeu” ku ka mbajtur lëndën e Algjebrës Lineare

-1997/99 Ka qenë profesor i lëndës së Matematikës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës në Tetovë.

-1997/98 Ka mbajtur mësim në shkallën e tretë të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka ligjeruar lëndën Teoria e Programimit Linear

-2002/05 Punoi profesor në Kolexhin Amerikan “Midwestern Baptist College “ në Pontiac, SHBA. 2005/07 Profesor i lendes se Algjebrës I ne UP, FSHMN, departamenti I Matematikes

-2007/ 2013 Profesor i asocuar i Matematikes I dhe Matematikës II në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike ( ku ndodhet edhe tani)

-2007/ 2013 Profesor I Matematikes Aplikative ne studimet master te Fakultetit te Bujqësisë ne UP 2009/2010 Profesor i lëndës Engineering mathematics, (të në gjuhën angleze në programin e studimeve për thirrjen MASER në FIEK DHE FIM

PROF. DR. MARJAN DEMA DHE POZITAT E TIJ NË UNIVERSITET

-1981-1985 Sekretar i Katedrës se Matematikes ne FSHMN

-1996-1998 Ka qenë prodekan për qeshtje materiale në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës

-2006/09 Zgjidhet Prorektor për burime dhe infrastrukture dhe zëvendës Rektor në Universitetin e Prishtinës

-2009 Zgjidhet Rektor, u.d. I Universitetit të Prishtinës 2009-2012 Anëtar i Këshillit Drejtues te Universitetit të Prishtines Matematika për ekonomistë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë

-2012 Është zgjedhur profesor i rregullt për lendet Matematika I dhe II ne FIEK, UP

-1987/89 Ka punuar si profesor në SHLP “Skënderbeu” ku ka mbajtur lëndën e Algjebrës Lineare

-1997/99 Ka qenë profesor i lëndës së Matematikës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës në Tetovë.

-1997/98 Ka mbajtur mësim në shkallën e tretë të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka ligjeruar lëndën Teoria e Programimit Linear

-2002/05 Punoi profesor në Kolexhin Amerikan “Midwestern Baptist College “ në Pontiac, SHBA.

-2005/07 Profesor i lendes se Algjebrës I ne UP, FSHMN, departamenti I Matematikes

-2007/ 2013 Profesor i asocuar i Matematikes I dhe Matematikës II në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike ( ku ndodhet edhe tani)

-2007/ 2013 Profesor I Matematikes Aplikative ne studimet master te Fakultetit te Bujqësisë ne UP 2009/2010 Profesor i lëndës Engineering mathematics, (të në gjuhën angleze në programin e studimeve për thirrjen MASER në FIEK DHE FIM

PROF. DR. MARJAN DEMA DHE LËNDËT E MBAJTURA

-1997/99 Ka qenë profesor i lëndës së Matematikës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës në Tetovë.

-2008-2013 Profesor i lëndës Metodat Matematikore në Inxhinieri në nivelin master në FIEK, UP.

PROF.DR. MARJAN DEMA DHE PUBLIKIMET E TIJA SHKENCORE

1. Marjan Dema. “Certain Inequalities for ( -Convex functions”, International Journal of Mathematical Archive-2(12), 2011, Page:2520-2524

2. Muje Gjonbalaj, Marjan Dema, Iliriana Miftari., “The Role of Statistics in Kosoveo Eenterprises:, Journal of Applied Quantitative Methods, Vol. 4, No. 3 Fall 2008

3. Xhevat Z. Krasniqi, Huseyin Bor, Naim L. Braha and Marjan Dema, “ On Absolute Matrix Summability of Orthogonal Series”, Int. Journal of Math. Analysis, Vol. 6,2012,No 10, 493-501

4. Dr Marjan Dema. “On a Problem of Multiple Interpolation in Hp Spaces.” – Liet. Matem. Rink., Vilnius, Lithuania.1985

5. Dr Marjan Dema. “Një problem mbi interpolimin në Hapësirat Hp”- Buletini I FSHMN, Prishtinë 1995

6. Dr Marjan Dema, . “Interpolimi I shumëfishtë mbi hapësirat Hp”. – Buletini I FSHMN, Prishtinë 1995

7. Dr Marjan Dema. “Mbi interpolimin e shumëfishtë më peshë në klasat Hp(p≥1)”. Kërkime, Prishtinë 1997

8. Marjan Dema. “Disa veçori të interpolimit të funksioneve analitike në hapësirat të Hilbertit”,punimi I magjistraturës, Prishtinë 1984

9. Marjan Dema.“Intrerpolimi I shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit., punim I disertacionit të doktoratës, Prishtinë 1987.

PROF.DR. MARJAN DEMA DHE TEKSTET E TIJA UNIVERSITARE

-1990 Dr Marjan Dema, Probleme te zgjidhura nga Gjeometria Deskriptive, Prishtinë (dispense)

1995 Dr Marjan Dema, Dr Fuat Rizvanolli. Matematika për ekonomistët, Prishtinë 1995

-1997 Dr Marjan Dema, Dr Nexhat Muhaxheri, Testet për provimin klasifikues, Prishtinë, 1997.

GJUHËT TË CILAT I ZOTËRON PROF.DR. MARJAN DEMA

-Shqip – gjuhë amtare

-Angleze - shkëlqyeshëm

-Serbo kroate–mire

-Gjermane - njohuri për konverzacion themelor.

PROF. DR. MARJAN DEMA DHE PJESEMARRJA E TIJ NE KONFERENCA SHKENCORE

-2007 . Oakland: 19-22 July, 2007. ACA ne Rochester Hills, Michigan , USA.

-2008 Vlore: 26-27 Maj, 2008. Konferenca e Vlorës per Algjebër, Vlore, Shqipëri

-1985 Kongresi I VIII-të I Matematikanëve, Fizicienteve, dhe

-Astronomëve të Jugosllavisë , Prishtinë 23-27 shtator, 1985 me kumtesën: „ Zgjidhja e një problemi të interpolimit të shumëfishtë në

hapësirat Hp (≥1) pa konditën e Kalesonit.„Gaining Knowledge for development of Master Mecatronics“, Grac, Austria, Tetor 10-17 Tetor 2009.

-Vlenë të potencohët se: Prof. Dr. Marjan Dema, rector i UP-së, është edhe redaktor i librit: “Dritë mbi gjurmë të Imzot Mark Sopit”, i autorit Lekë Mrijaj.

BIOGRAFIJA:

SHKELZEN (TAIP) GASHI, FUTBOLLISTI I KOMBËTARES

Futbollisti i mirënjohur shqiptar me renome botërore, Shkelzen Gashi, u lind më 15 korrik 1988 në Zyrih të Zvicrrës, e që vije nga fshati Çabiq i Komunës së Klinës. Njihët si një futbollist i spikatur i cili luan në klubin amerikan Colorado Rapids në Major League Soccer dhe me kombëtaren shqiptaresi sulmues.

Prof. Dr. Marjan Dema, rektor i UP-së e futbollisti Shkelzen Gashi, e falënderuan komunën për këtë veprim të tillë.

Në fund të këtij evendi nga Komuna e Klinës është organizuar një koktel rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat