Klina nderon rektorin Dema me titullin “ Nderi i qytetit” - Bota Sot
Klina nderon rektorin Dema me titullin “ Nderi i qytetit”

Kosova

Klina nderon rektorin Dema me titullin “ Nderi i qytetit”

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:52
Pamje nga takimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema në një seancë solemne është nderuar me titullin “Nderi i Qytetit” i Komunës së Klinës.

Ky titull i është ndarë nga Kuvendi Komunal i Klinës, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe të shkencave matematikore.

Veprimtarinë e rektorit të UP-së, i pari i Klinës, Zenun Elezaj e quajti të devotshme, duke shtuar se e gjithë Klina është krenare me emrin e tij.

“Profesor, doktor Marjan Dema personifikon figurën e shquar të një pedagogu, shkencëtari, veprimtari dhe atdhetari të devotshëm. Andaj, ne, bashkëqytetarët jemi të lumtur që ju kemi dhe krenar me emrin e tij. Kontributi dhe të arriturat e tij janë të veçanta dhe përputhen plotësisht me kohën kur Klinës dhe Kosovës në përgjithësi i duhet promovimi i këtyre vlerave”, tha Elezaj.

Gjersa kujtonte se çfarë i ka dhuruar Klina atij, rektori Dema tha se është i lumtur që vendi prej nga vjen ia dha këtë titull.

“Ky nderim që Kuvendi Komunal ma bëri do të jetë një inspirim dhe obligim që atë dashuri dhe respekt që kam për këtë trevë, ta forcoj edhe më shumë. Titulli “Nderi i Qytetit” do të më shtyjë që të nderoj Klinën ngado që shkoj, e që të jem ambasador i kësaj komune kudo, duke e ndihmuar me tërë potencialin tim në të gjitha fushat e mundshme”, tha ai.

Sipas një komunikate të UP-së, në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit Komunal, Fadil Gashi, rektorë të universiteteve të publike, asambleistë, klerikë fetarë, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të UP-së, dekanë, familjarë e miq të rektorit Dema.

Titulli “Nderi i Qytetit” gjatë kësaj ceremonie iu nda edhe futbollistit, Shkelzen Gashit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...