Pse nëna po dyshon se djalin 11-vjeçar ia vranë në Fushë-Kosovë? - Bota Sot
Pse nëna po dyshon se djalin 11-vjeçar ia vranë në Fushë-Kosovë?

Kosova

Pse nëna po dyshon se djalin 11-vjeçar ia vranë në Fushë-Kosovë?

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 20:46
Pse nëna po dyshon se djalin 11-vjeçar ia vranë në Fushë-Kosovë?

Një 11-vjeçar është gjetur i vdekur në njërën nga lagjet në Fushë Kosovë. Por, sipas nënës së djalit, vdekja nuk i erdhi natyrshëm. Ajo thotë se djalin e saj e kanë vrarë. Madje sipas saj, djali i saj ishte dhunuar edhe seksualisht nga po i njëjti person. Dyshime për këtë rast kanë edhe komshinjtë e të miturit, ndërsa po të njëjtin person është duke e kërkuar edhe Policia e Kosovës, raporton T7

Edhe të mërkurën, doli bashkë me nënën e tij si çdo ditë tjetër.

I mituri, K. Veseli, mblidhte kanoçe për të siguruar ekzistencën.

Por, meqenëse kishte filluar  të binte shi i madh, nëna e tij u largua, por 11-vjeçari vendosi të qëndrojë edhe pak me një qëllim.

Ndonëse Makfire Ilazi, nëna e të miturit, i kishte bërë thirrje të mos vonohet, vogëlushi s’pati mundësi t’iu përgjigjet thirrjeve të saj, pasi që nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.

I njëjti u gjet vetëm gjatë së enjtes, i vdekur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Por, vdekja e tij duket të mos jetë natyrale.

Madje familja e 11 vjeçarit kanë dyshime se atë dikush mund ta ketë vrarë.

Sipas nënës se viktimës, djali i saj gjithmonë kishte pasur frikë nga një djalë tjetër me incialet S.O e që është  më i madh në moshë.

Madje Makfire Ilazi thotë se i biri i saj i kishte thënë se ai e dhunonte edhe seksualisht.

Ndërkohë që ekipi i T7 po qëndronte në lagjen ku banonte viktima, aty u paraqit edhe Policia e Kosovës.

Ata po kërkonin djalin që sipas banorëve, dyshohet të ketë lidhje me rastin.

Ndërsa një nga komshinjtë e tij, tha se familja e të dyshuarit e kanë braktisur një natë më parë lagjen, ndërsa S.O nuk ishte paraqitur në shtëpi qe dy ditë.

Ndërkohë, banorët e lagjes tregojnë se si e kishin gjetur të vdekur viktimën.

Hasim Pucolli thotë se menjëherë e kishte lajmëruar policinë. Pucolli thotë se tek viktima, kishte vërejtur shenja dhune.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje duke thënë se hetimet vazhdojnë ndërsa nga Prokuroria është thënë se viktima u gjet me shenja dhune. Gjatë ditës viktimës i është bërë edhe autopsia. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...