Deçan, konfiskohen mbi 1400 paketime barna, arrestohen dy persona

Kosova

Deçan, konfiskohen mbi 1400 paketime barna, arrestohen dy persona

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:51
Ilustrim

Në Deçan, në dy barnatore janë konfiskuar mbi njëmijë e katërqind paketime barnash pa banderola dhe janë arrestuar dy persona.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të asistuar nga Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar dy barnatoret e dyshuara.

Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë, e asistuar edhe nga Inspektoret Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa  banderola të Republikës së Kosovës.

Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy të dyshuar:

G.H. viti i lindjes 1957         m.k.sh.         dhe

J.P. viti i lindjes 1986         m.k.sh.

Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat