Shpërthejnë gypat e kanalizimit në Fushë Kosovë, askush s’shkon t’i rregullojë

Kosova

Shpërthejnë gypat e kanalizimit në Fushë Kosovë, askush s’shkon t’i rregullojë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:25
ilustrim

Në Fushë Kosovë, në rrugën Cajupi, kanë shpërthyer gypat e kanalizimeve. Kjo sipas banorëve të kësaj lagje ka ndodhur dje, por as sot, askush nga organet kompetente nuk ka shkuar ta evitojë problemin.

Disa ankesa kanë ardhur nga banorët, duke faktuar me fotografi shpërthimin dhe të rrjedhat e fekaleve.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, gjatë ditës ajo nuk ishte e qasshme për të treguar rreth këtij problemi.

Banorët ankohen se kundërmimi po ju shkakton shumë probleme, aq më tepër gjatë ditës kur moti është më i ngrohtë.

Kujtojmë që pak ditë më parë, kur reshjet e shiut ishin më të pranishme, e shumë qytete e lagje u vërshuan e pati ankesa për kanalizimet e shpërthyera, KRU “Prishtina” tha se ky problem është kryesisht te lagjet me ndërtime të reja, e për Prishtinën, problemin e hodhi tek Komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat