Skepticizëm rreth suksesit të ligjërimit të imamëve nëpër burgje

Kosova

Skepticizëm rreth suksesit të ligjërimit të imamëve nëpër burgje

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Imamë të verifikuar nga Agjencia e Inteligjencës, në tetor të vitit të kaluar, kanë filluar të ligjërojnë në disa burgje në Kosovë.

E gjithë kjo me qëllim të deradikalizimit dhe riintegrimit të personave që vuajnë dënimin për vepra penale që lidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftërat e huaja, raporton ktv.

Gjithë këtë proces, me skepticizëm e shohin njohësit e çështjeve të sigurisë.

E, sipas sociologëve, riintegrimi i të burgosurve nuk do të jetë i suksesshëm pa përfshirjen e ekspertëve të shkencave sociale.

Por, ky proces, sipas Bashkësisë Islame, ndonëse ka filluar t’i japë efektet e tij, ligjëruesit janë duke u përballur me disa probleme.

“Sipas informacioneve që kemi nga ligjëruesit, duket që ka interesim për takim dhe komunikim me prijësit fetarë, por problemi qëndron në atë se deri më tani, në Burgun e Dubravës nuk na është dhënë hapësirë e ligjërimit te të gjithë të burgosurit. Përveç moskompensimit material të shpenzimeve të udhëtimit, që i bartin vetë këta ligjërues, vështirësi tjera nuk ka deri më tani”, thuhet në një përgjigje të BIK-ut.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka pranuar të flasë.

Aktualisht janë të angazhuar katër ligjërues: njëri në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, tjetri në Burgun e Dubravës dhe Mitrovicës, si dhe dy ligjëruese në Burgun e Lipjanit për të mitura dhe për gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat