Dy muaj aktivitete të ndryshme në qytetin tonë

Kosova

Dy muaj aktivitete të ndryshme në qytetin tonë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Skenderjt, Bekim Jashari, nga e hëna do të fillojnë aktivitetet argëtuese, kulturore dhe të tjera, për ndër të bashkatdhetarëve tanë të cilët ndodhen për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Do të organizohen edhe panaire të veshjes sonë tradicionale, muzikë në sheshin tonë "Adem Jashari", por edhe aktivitete të tjera të larmishme, në mënyrë që të bashkatdhetarët dhe qytetarët të argëtohen gjatë muajve të verës.

Në një postim në facebook, kryetari Jashari, ka shkruar ndër tjera:

"Për të ruajtur traditën e zemërgjerësisë së drenicasve, vazhdon edhe sivjet Sofra e Drenicës, me këngë e valle, humor e poezi, rreth së cilës presim me dashamirësi bashkatdhetarët tanë.

Nga e hëna përgjatë dy muajve në vazhdim, sheshi ynë “Adem Jashari” do të gjallërojë nga aktivitetet e organizuara, në nderim dhe mirë së ardhjeje për motrat dhe vëllezërit tanë nga diaspora.

Me dorë në zemër,

Mirë ardhshi!", ka uruar mirë së ardhje kryetari i Komunës, Bekim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat