Parku arkeologjik Ulpiana të dielën nuk pret vizitorë - Bota Sot
Parku arkeologjik Ulpiana të dielën nuk pret vizitorë

Kosova

Parku arkeologjik Ulpiana të dielën nuk pret vizitorë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:45
ilustrim

Parku i parë arkeologjik në vend, Ulpiana, ndonëse është shndërruar në një qendër destinimi, të cilin e vizitorët preferojnë ta shohin nga afër, këtë nuk mund ta bëjnë ditën e diel.

Kjo pasi ky park të dielën qëndron i mbyllur për vizitorë.

Të dielën në parkun arkeologjik mbretëronte heshtja, aty mungonin vizitorët.

Ndonëse nuk kishte ndonjë njoftim pranë parkut arkeologjik se kur mund ta vizitojnë, po të hysh në ueb faqen e ministrisë së Kulturës bëhet e ditur se parku mund të vizitohet vetëm nga e hëna deri të shtunën.

Gjatë ditëve të punës, parku është i hapur për vizitorë nga ora 9.30 deri në 13.30. Ndërkaq, ditën e shtunë nga ora 10.00 deri në orën 14.00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...