Shiu dëmton tokat e mbjella me rrush në Rahovec

Kosova

Shiu dëmton tokat e mbjella me rrush në Rahovec

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:25
Foto

Rreth 2 hektarë tokë, Jusuf Veliu nga Rahoveci i ka të mbjella me rrush.

Por, reshjet e shumta të shiut dhe breshrit gjatë muajit qershor i kanë sjellë dëme të mëdha që, sipas tij, do të ndikojnë në ulje të rendimenteve dhe kualitet të rrushit.

Veliu tregon se problem tjetër mbeten edhe barnat bujqësore, të cilat janë të kualitetit më të dobët.

Për dëmet nga reshjet dhe breshri, gjatë vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth 1 milion euro, para të cilat gjatë vitit 2019 u janë dhënë në shfrytëzim bujqve.

Kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, Habib Dina, thotë se kanë kërkuar ndihmën e Komunës, por edhe të Qeverisë së Kosovës .

Por, në Komunën e Rahovecit thonë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për t’i ndihmuar fermerët dhe prandaj i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës, derisa ministrja e Bujqësisë, sipas tyre, u ka premtuar përkrahje.

Nga Zyra e Kryeministrit, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se varësisht nga buxheti, do të mundohen t’i përkrahin vazhdimisht fermerët dhe bujqit.

Vërshimet nga shiu gjatë qershorit, kanë shkaktuar dëme materiale edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat