Mbyllja e shkollave, Kastrati-Hotit: Nëse je i shqetësuar, eja shikoje vetë gjendjen - Bota Sot
Mbyllja e shkollave, Kastrati-Hotit: Nëse je i shqetësuar, eja shikoje vetë gjendjen

Kosova

Mbyllja e shkollave, Kastrati-Hotit: Nëse je i shqetësuar, eja shikoje vetë gjendjen

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 22:29
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti rreth mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë.

Ai në një postim në Facebook tregon arsyet që çuan deri te marrja e vendimit, ndërsa ka ftuar Hotin të vizitojë shkollat në komunën e tij, për të parë gjendjen në të cilën ndodhen ato.

Postimi i plotë:

Nëse vërtet është i shqetësuar z. Hoti, e ftojmë të vijë në Komunën e Kamenicës dhe të vizitojë shkollën me tre nxënës në Gjyrishec, apo Sedllar me një nxënës. Apo 37% të shkollave të Kamenicës që nuk kanë mjedis higjienik. Tridhjetë e shtatë për qind. Jo 5 për qind. Jo 10. Gati gjysma e shkollave në Komunën e Kamenicës nuk kanë as mjedis higjienik. Lista e problemeve në shkolla është e gjatë. Dhe është nxënësi i Kamenicës që po përballet me këto probleme. 

Arbitrar nuk jemi ne z. Hoti, por është Udhëzimi i MASHT-it për Planifikimin e Investimeve Kapitale, përkatësisht neni 3, pika 2 dhe nënpikat e tij, që e pamundëson planifikimin dhe renovimin e shkollave fillore dhe të mesme me më pak se 210 nxënës, e paraleleve të ndara me më pak se 84 nxënës.

Arbitrare ka qenë indiferenca e pushteteve që nga paslufta, e që një pjesë të madhe ka qenë edhe partia juaj, për të vepruar në këtë drejtim. Andaj, nëse vërtet jeni i shqetësuar, ejani shiheni vetë dhe do të bindeni.

Ndryshe, 19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë në muajin shtator, sipas vendimit të kreut të kësaj komune Qëndron Kastrati për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti qasje arbitrare vendimin e Kastratit duke mbyllur shkolla pa pajtim me komunitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...