Nga sot fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë

Kosova

Nga sot fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 06:14
Ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri, Fatmir Matoshi.

Me këtë rast, Ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.

Me hyrjen në fyqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat