Komuna e Malishevës që nga sot lëshon parkingun për bashkëatdhetarët

Kosova

Komuna e Malishevës që nga sot lëshon parkingun për bashkëatdhetarët

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Pikat kufitare tashmë kanë nisur të “vlojnë” nga kolonat e gjata të makinave ku mërgimtarët po ia mësyjnë vendlindjes së tyre.

Kosova, përgjatë dy muajve të verës, mirëpret bashkëatdhetarët, të cilët përherë sjellin begati duke i dhënë edhe më shumë kuptim ditëve të nxehta me diell.

Një gjest mjaftë të mirë ka bërë Komuna e Malishevës, teksa përmes një njoftimi bën të ditur se që nga sot deri më 15 gusht parkingun e këtij objekti mund ta shfrytëzojnë mërgimtarët, përcjellë Indeksonline.

“Të dashur bashkatdhetarë që këtë verë jeni me pushime në vendlindje, prej sot e deri më 15 gusht, oborri i Komunës së Malishevës është në dizpocionin tuaj, dhe të gjithë ju që keni nevojë për shërbime në komunë, veturat mund ti parkoni pranë objektit të komunës.
Mirëserdhët bashkatdhetar”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat