Haradinaj: Vushtrria do ta ketë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës në projektet zhvillimore

Kosova

Haradinaj: Vushtrria do ta ketë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës në projektet zhvillimore

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:41
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në qytetin e Vushtrrisë ka bërë të ditur se ky qytet do ta ketë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës në projektet zhvillimore, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se gjatë kësaj vizite pune në qytetin e Vushtrrisë kanë diskutuar me Kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri për mundësitë e mbështetjes së projekteve zhvillimore të kësaj komune nga Qeveria e Kosovës

“Qeveria e vendit është e përkushtuar t’u qëndrojë afër qytetarëve vushtrrias sikur edhe të gjitha komunave tjera në përmirësimin e jetesës së tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vushtrria do ta ketë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës në projektet zhvillimore

Vizitë pune në Komunën e Vushtrrisë dhe diskutim shumë i hapur me kryetarin Xhafer Tahiri, për mundësitë e mbështetjes së projekteve zhvillimore të kësaj komune nga Qeveria e Kosovës. Nga kryetari Tahiri u njoftova për punët e përfunduara dhe realizimin e projekteve infrastrukturore pët të cilat Vushtrria ka nevojë imediate, si rritja e dinamikës së zgjerimit të magjistrales, unaza e poshtme e qytetit si dhe bartja e disa pronave të komunës për interesin publik.
Qeveria e vendit është e përkushtuar t’u qëndrojë afër qytetarëve vushtrrias sikur edhe të gjitha komunave tjera në përmirësimin e jetesës së tyre.RH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat