Matoshi: Nga sot po i vjen fundi kaosit të ndërtimeve pa leje

Kosova

Matoshi: Nga sot po i vjen fundi kaosit të ndërtimeve pa leje

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:19
Fatmir Matoshi dhe Arben Çitaku

Pas miratimit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje në kuvend, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka hartuar pesë Udhëzime administrative që dalin nga ky ligj të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të procesit të ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Kështu tha se ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi në një konferencë për media, i cili bëri me dije se nuk mundet të vazhdojë në  pafundësi ta ketë këtë  kaos në fushën e ndërtimeve, sipas të cilit është dashur  ta merr  këtë hap të vonuar, por për t’iu dhënë  zgjidhje atyre problemeve që janë shkaktuar për 20 vjetët e kaluara në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. 

Ministri Matoshi tha se me anë të këtij ligji nuk do të ketë legalizim të objekteve të cilat janë në shpërputhje të plotë me ligjin dhe me kriteret urbanistike, por sipas tij, ato do të rrënohen.  

Matoshi: Nga sot fillon zbatimi I ligjit për trajtimin e 352 mijë ndërtimeve pa leje

“Nga sot fillon edhe zbatimi i Ligjit për trajtimin e 352 mijë ndërtimeve pa leje ku pjesa më e madhe e tyre bën pjesë në kategorinë 1 dhe 2, e për të cilat përgjegjëse është niveli lokal, kurse për kategorinë e 3-të përgjegjës për procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Për sa i përket këtij ligji jemi kujdes që të jetë një ligj që do të jetë i zbatueshëm në Republikën e Kosovës për të mbyllur një nga problemet më të mëdha që i ka shoqëria jonë, atë të ndërtimeve pa leje”, tha Matoshi.

Për të pasur një zbatim të plotë të ligjit dhe udhëzimeve administrative, ministri Matoshi ka kërkuar nga komunat që të fillojnë menjëherë me përgatitjet e proceduarve për trajtimin e ndërtimeve pa leje për të shënuar hapa pozitiv në fushën e planifikimit hapësinor në Kosovë.

Matoshi theksoi se kanë bërë përpjekje që taksat për trajtimin e objekteve pa leje të jenë sa më të ulëta.

Matoshi: Jemi kujdes që të kemi taksa më të lira

“Jemi kujdes që të kemi taksa më të lira, 1 euro do të kushtoj për metër katror për kategorinë e parë të ndërtimeve dhe 2 euro për metër katror për ndërtimet e kategorisë së 2-të. Me zbatimin e këtij ligji dhe Udhëzimeve administrative do të kemi një numër dukshëm më të madh të objekteve të legalizuara gjithë andej territorit të Republikës së Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të Udhëzimeve administrative ne si Ministri do të kemi takime me kryetar të komunave, me drejtorët e urbanizimit për të informuar në detaje lidhur me procesin e trajtimeve të ndërtimeve pa leje”, deklaroi ai. 

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit  Arben Çitaku, tha se jo apriori në fazën e trajtimit nënkupton edhe legalizimi, ndërsa, trajtimi i objekteve pa leje do të ketë në fokus dy çështje, atë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Çitaku: Shëndeti edhe siguria e qytetarëve është në rendin e parë

Përderisa udhëzimi administrativ i ka paraparë kushtet minimale të shëndetit dhe të sigurisë, ato duhet të plotësohen nëse dëshirojmë me vazhduar më tutje me trajtimin e këtij objekti. Nëse distancat prej objekti në objekti nuk plotësohet, normal që kalon në listën e pritjes dhe pret ndoshta rrënimin në faza të më vonshme, por shëndeti edhe siguria e qytetarëve është në rendin e parë gjatë fazës së parë të trajtimit të këtyre objekteve”, theksoi Çitaku.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se MMPH-ja është duke u përgatitur një fushatë informuese për qytetarët e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë për këtë proces.

Në fund zyrtarë të kësaj Ministrie kanë prezantuar veç e veç pesë udhëzimet administrative të cilat nga sot janë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat