Dy Komuna të Kosovës tregohen bujare - Lëshojnë parking të veçantë për mërgimtarët

Kosova

Dy Komuna të Kosovës tregohen bujare - Lëshojnë parking të veçantë për mërgimtarët

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:34
Malishevë

Kosova, përgjatë dy muajve të verës, mirëpret bashkatdhetarët. Ndërkaq vendlindja e tyre përballet me mungesë të madhe parkingu.

Por, shumë bujare janë treguar dy komuna të Kosovës, të cilat ua kanë lëshuar parkingun bashkatdhetarëve.

Janë Komuna e Malishevës dhe ajo e Suharekës, kryetarët e të cilave nëpërmes njoftimeve kanë treguar se që nga sot e deri në mes të muajit gusht, parkingu i këtyre komunave do të jetë në dispozicion të mërgimtarëve.

“Të dashur bashkatdhetarë që këtë verë jeni me pushime në vendlindje, prej sot e deri më 15 gusht, oborri i Komunës së Malishevës është në dizpocionin tuaj, dhe të gjithë ju që keni nevojë për shërbime në komunë, veturat mund ti parkoni pranë objektit të komunës. Mirëserdhët bashkatdhetar”, thuhet në njoftim.

Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Suharekës, njoftimi e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka shkruar: “Nga sot, e deri më 16.08.2019, parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj. Ne jemi në shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat