Lamir Thaçi: Ujërat e pishinave në vend i plotësojnë parametrat e kërkuara

Kosova

Lamir Thaçi: Ujërat e pishinave në vend i plotësojnë parametrat e kërkuara

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:14
Foto

Gjatë sezonit të nxehtë të verës, shumica e qytetarëve shfrytëzojnë për freskim pishinat e hapura nëpër disa komuna të vendit.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), Lamir Thaçi tha se kjo agjenci bën kontrollimin e pishinave të Kosovës në aspektin hidro-sanitar.

Sa i përket kontrolleve që kanë bërë javën e kaluar ai tha se gjendja e tyre është relativisht e mirë, transmeton Telegrafi.

“Ne i kontrollojmë në aspektin hidro-sanitarë. AUVK-u, gjatë javës së kaluar i kemi kontrolluar shumicën prej tyre, gjendja e tyre ka qenë relativisht e mirë. Kem i marr mostra tek disa pishina dhe presim rezultat e ujit. Shumica e pishinave ushtrojnë vetëkontroll…”, u shpreh Thaçi.

Ai po ashtu theksoi se ujërat e pishinave në vend i plotësojnë parametrat e kërkuara.

”Ujërat që përdoren në pishinat tona i plotësojnë për parametrat tona, vërtetohen që uji është i sigurt. Shumica prej tyre kanë edhe kontratë me Institutin e Shëndetit Publik. Me zhvillimin e teknologjisë të gjitha pishinat kanë mjete dhe sigurojnë aparatura ku i masin parametrat për ujin në pishina”, tregoi Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat