Haradinaj: Komuna e Suharekës po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore

Kosova

Haradinaj: Komuna e Suharekës po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore

Nga: Z.B Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vizituar Komuna e Suharekës e cila po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se me kryetarin Bali Muharremaj, kanë diskutuar për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes, për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në Komuna.

Postimi i plotë:

Komuna e Suharekës po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore.

Vizitë pune në Suharekë, për të parë nga afër progresin e kësaj komune, në infrastrukturë dhe dinamizim të prodhimit vendor. Me kryetarin Bali Muharremaj, diskutuam për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes, për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në Komuna për zhvillim ekonomik lokal dhe në interes publik. Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat