Haradinaj premton mbështetje për komunën e Malishevës

Kosova

Haradinaj premton mbështetje për komunën e Malishevës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:21
Ramush Haradinaj dhe Ragip Begaj

Kryeministri i Kosovës ka vizituar sot komunën e Malishevës ku u takua me kryetarin e kësaj komune Ragip Begaj.

Sipas Haradinajt me kryetarin Begaj ka biseduar për avancimin e infrastrukturës si dhe kthimin e pronave nga AKP për projekte zhvillimore.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Vizitë pune Komunës së Malishevës për të mësuar nga afër për projektet dhe sfidat e qytetarëve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qëndror me atë lokal. Me kryetarin Ragip Begaj bashkëbiseduam për progresin e arritur në këtë komune, veçanërisht në avancimin e infrastrukturës, si dhe kthimin e pronave nga AKP tek Komuna për projekte zhvillimore dhe në interesin publik. Zhvillimi i qëndrueshëm i Malishevës, asistimi i prodhuesve vendorë përmes rritjes së kapaciteteve energjetike, rindërtimi i digës në Mirushë, do ta kenë mbështetjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat