Vajza e heroit Mehdi Morina kthehet nga Kanadaja si avokate, të arriturat ia dedikon babait të saj

Kosova

Vajza e heroit Mehdi Morina kthehet nga Kanadaja si avokate, të arriturat ia dedikon babait të saj

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:48
Arnisa Morina

Arnisa Morina, vajza e dëshmorit Mehdi Morina, është kthyer nga Kanadaja si avokate.

Ajo në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ndihet krenare që është vajza e heroit, Mehdi Morina dhe se diplomën ia dedikon babait të saj.

Avokatja Morina, ka thënë se do të vazhdojë të ec nën hapat e babait të saj, për të avokuar kundër padrejtësive të kryera ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Shkrimi i plotë:

“Babi, tani jam në shtëpi.  Dad, I’m home. Unë te solla një dhuratë sot: diplomën time nga shkolla e drejtësisë, sepse vajza juaj e vogël është bërë avokate, falë teje babi. Kjo diplomë duhet të mbajë emrin tënd, babi. Do të doja të falënderoja për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam. Babë, ti je forca dhe buzëqeshja ime. Kam jetuar jetën duke shpresuar që të ngjaj ty, Babi. Ndihem krenare që them se unë jam bija e një heroi, Mehdi Morina, i cili sakrifikoi dhe vdiq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si Avokate, unë do të vazhdoj të ec nën hapat e tuaja Babi, për të avokuar kundër padrejtësive të kryera ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Të don shumë vajza e vogël, avokatja”, ka shkruar ajo në Facebook.

Arnisa Morina  ishte vetëm 3-vjeçare kur serbët i kanë vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat