Katër komuna promovojnë dialogun ndërmjet komuniteteve

Kosova

Katër komuna promovojnë dialogun ndërmjet komuniteteve

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:28
Pamje nga takimi

Kryetarët e komunave Vushtrri, Podujevë dhe përfaqësues nga komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt, në praninë e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jan Braathu, sot solemnisht kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët ndër-komunale për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunën e Vushtrrisë, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt dhe të Podujevës.

Duke i përgëzuar kryetarët e komunave për këtë iniciativë shumë domethënëse, ambasadori Braathu tha se ky hap është shumë me rëndësi, sepse njerëzit jetojnë këtu dhe duhet të ketë dialog mes komuniteteve, që të jenë pjesë e procesit të zhvillimeve në shoqëri.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj deklarate, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka shprehur gatishmërinë që të merr edhe obligime shtesë, çoftë edhe financiare, në promovimin e dialogut midis komuniteteve që jetojnë në Vushtrri.

 “Ne jetojmë në Kosovë dhe Kosova është atdheu i përbashkët i të gjithë neve. Kushtetuta e Kosovës është ombrella që na mbulon dhe garanton të gjithëve të drejta të barabarta. Ne si përfaqësues lokal jemi të përkushtuar që në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të përkrahim edhe këto parime dhe aktivitete shtesë në promovimin e dialogut”, ka deklaruar Tahiri. 

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, tha se përveç nënshkrimit të deklaratës është i gatshëm që të marr edhe përgjegjësi në zbatimin e saj. Duke u lidhur me gjendjen në Podujevë, ai tha se komunitet jetojnë të integruara dhe në lagje të përbashkëta.

Ndërsa Hysen Muzliukaj, drejtor i Administratës në Komunën e Mitrovicës, i cili përfaqësoi kryetarin Agim Bahtiri, i cili është udhëtim zyrtar jashtë vendit ka folur për angazhimet që Komuna po bënë në integrimin dhe dialogun mes komuniteteve.

Po ashtu Ramiz Shala, drejor i Kulturës dhe sportit në Komunën e Skenderajt, i cili përfaqësoi kryetarin Bekim Jashari, i cili është udhëtim zyrtar jashtë vendit, duke shprehur gatishmërinë e komunës në promovimin e dialogut, ka sjell histori suksesi për integrimin e komuniteteve. I ka thënë se Komuna e Skenderajt e ka mbështetur komunitetin serb me kopsht të fëmijëve në fshatin Banjë i cili është i integruar plotësisht në institucionet e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat