Studenti me akuza të rënda ndaj profesorëve të Letërsisë në UP: I shfrytëzuan seksualisht studentet

Kosova

Studenti me akuza të rënda ndaj profesorëve të Letërsisë në UP: I shfrytëzuan seksualisht studentet

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:10
Universiteti i Prishtines

Berat Dakaj, ish-student i Letërsisë në Universitetin e Prishtinës, e ka bërë një denoncim publik se disa profesorë qenefa kanë krijuar lidhje dashurie me studente. Ka shkruar se të njëjtit kanë krijuar raporte intime dhe pastaj të njëjtat i kanë lënë në rrugë në gjendje të rëndë psikike.

Ish-studenti i Letërsisë Berat Dakaj këtë denoncim e ka bërë duke mos përmendur emrat e profesorëve dhunues.

“Disa profesorë, krejtësisht qenefa, prej thoit të gishtave e deri në majën më të lartë të flokëve, fakultetin ku kanë punuar, ndër vite, e kanë konsideruar pronë të vetën, si banesën. Kanë krijuar lidhje dashurie me studente të vetat brenda fakultetit”, ka shkruar Dakaj, në një reagim publik në Fb.

Pavarësisht se s’ka përmendur emra, Dakaj ka thënë se disa prej profesorëve dhunues kanë shkruar libra mbi aventurat seksuale me studente.

“Kanë shkuar për t’u dhënë dije, po të njëjtave u kanë dhënë edhe… (sa kanë pasur takat e njohuri dhe moral) edhe në ambiente të fakultetit dhe po të njëjtat i kanë lënë pas pak muajve në rrugë, me gjendje të rënduar psikike. Pastaj, aventurat seksuale me to i kanë bërë aventura letrare.  Tpshurrsha letërsinë (prej katit të dytë), edhe dashurinë për to, profesor!”, ka shkruar Dakaj.

Para disa vitesh kishte nisur një iniciativë për t’i denoncuar të gjithë profesorët që kishin keqpërdorur seksualisht studentet. Një pjesë e tyre janë denoncuar në Polici e Prokurori.  Për një pjesë të tyre ka pasur procedurë disiplinore në UP dhe për disa të tjerë janë duke vazhduar hetimet e organeve të ndjekjes pse kanë ngacmuar studentet dhe i kanë ftuar nëpër motele e hotele.

Më 3 prill 2018 është thënë se janë dhjetë raste të denoncuara të profesorëve që kanë kryer ngacmime seksuale ndaj studenteve. Por, ende askush s’ka marrë vendim lidhur me këto raste. 

Para disa vitesh ishte ngritur një aktakuzë ndaj Rexhep Osmanit ish-profesor në Edukim për ngacmim seksual. E njëjta lëndë ende s’ka përfunduar.

Para disa vitesh ishte ngritur një aktakuzë ndaj Rexhep Osmanit ish-profesor në Edukim për ngacmim seksual. E njëjta lëndë ende s’ka përfunduar.

Ndërkohë, një prorektore e UP’së, Teuta Pustina-Krasniqi, ishte shkarkuar pasi kishte thënë se studentet duhet të kenë kujdes se çfarë rrobash veshin kur shkojnë në fakultet duke e lënë mundësinë që një pjesë e profesorëve mund të reagojnë me instinkt sikur bëjnë kafshët.

Ndërkohë, mbi 62 për qind e vajzave dhe grave kanë përjetuar ngacmime seksuale në Kosovë. Kjo e dhënë ishte publikuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Rektori i UP’së, Marjan Dema, kishte thënë në mars të vitit 2018 se është i shqetësuar ndaj raportimeve për ngacmime seksuale derisa kishte paralajmëruar masa ndaj gjithë fajtorëve.

Bazuar në Kodin Penal, ngacmimi seksual dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat