Kritika të shumta për Projektligjin e Punës - Bota Sot
Kritika të shumta për Projektligjin e Punës

Kosova

Kritika të shumta për Projektligjin e Punës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:25
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Përfaqësues të shoqërisë civile kanë kritikuar sot Projektligjin e Punës, duke dhënë kritikat e tyre për mospërputhje të neneve, teksa kanë kërkuar avancimin e tij.

Gjatë dëgjimit publik të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës përfaqësues të shoqërisë civile dhe të sindikatave krahas kritikave, kanë dhënë edhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë projektligj.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se Projektligji në fjalë duhet të bëjë dallimin e orëve të punës dhe orëve të pushimit, pasi sipas tij, institucionet e vendit po shkelin ligjin të cilin e kanë hartuar vet.

Siç tha ai,  kërkesat që janë dërguar më parë në formë elektronike nuk janë marrë parasysh, e për këtë kërkoi që të organizohet një takim tre ditor në kuadër të një grupi punues për të diskutuar çdo nen bashkërisht, në mënyrë që projektligji të jetë në interes të bizneseve dhe të punëtorëve.

Krasniqi: Të formohet një grup punues për shqyrtimin e Projektligjit të Punës

“Qeveria është duke e shkelur në këtë rast Ligjin e Punës me të dy këmbët. Ju që e keni krijuar ligjin, jeni kah e shkelni. Në Kosovë, në institucione publike punohet 35 orë, se orari është 8-4, ndërkohë që 12 -13 është pushim dhe nuk është orë pune. Ju jeni duke punuar  35 orë pune dhe jeni duke na vënë në konflikt neve bizneseve sepse me ligj thotë janë 8 orë pune, ndërsa ju punoni 7 orë pune dhe 30 minuta pushim ndërmjet. Ne kërkojmë që këto të jenë specifike. Ora e punës është orë pune, ora e pushimit orë pushimi. Ne kemi edhe kërkesa tjera të cilat do t’ua dërgojmë me e-mail. Por, ajo që po kërkojmë nga ju është që të krijojmë një punëtori 2-3 ditore që bashkërisht çdo nen ta shqyrtojmë veç e veç, dhe të vijmë së paku shumica në pajtim për çdo nen dhe jo në këtë formë që vetëm po i dërgojmë në e-mail dhe po merrni pastaj parasysh vetëm çka po doni ju e jo çka është në intere s të biznesit dhe të punëtorit”, tha Krasniqi.

Edhe Blerim Delija nga Sindikata e Shëndetësisë, tha se do të ishte shumë mirë sikur t’iu jepej mundësia për shqyrtimin e neneve veç e veç, në kuadër të një grupi punues.

Ai foli edhe për kontratat kolektive, për çka tha se këto të fundit duhet të jenë në përputhje me ligj, në mënyrë që të përfitojnë më tepër punëtorët.

Sipas tij, do të kishte qenë më mirë sikur draftligji t’iu ishte dorëzuar më herët në mënyrë që të mund ta shqyrtonin më mirë, porse edhe pse tha se kanë pranuar vetëm para tre ditësh, ai adresoi kritikat e veta.

Delija: Disa nene bien ndesh njëri me tjetrin

“Ky draft ligj, disa nene, bien ndesh edhe njëri me tjetrin. Kurse komplet ligji bjen ndesh edhe me ligjet tjera që janë në fuqi në Republikën e Kosovës. Unë do të kisha veçu disa që kam mundur shpejt e shpejt t’i nxjerri. Shihet se me këtë ligj janë të parapara edhe sindikatat edhe këshillat e punonjësve. Këtu ka dualizëm. Këshillat e punëtorëve ose sindikatat, nuk munden brenda një organizate të formojnë  njerëz që mund të jenë të liruar nga orari i punës e që merren me punë dytësore, atëherë kush do të punojë aty”, tha Delija.

Alush Sejdiu nga BSPK, u shpreh se ka një mungesë koordinimi në mes të ligjit dhe neneve. Sipas tij, e meta kryesore në këtë aspekt është se çdo Qeveri që vjen, merret me draftimin e ligjeve, dhe aspak me implementimin e tyre.

Duke folur për të drejtat e punëtorëve dhe të punëdhënësve, Sejdiu u shpreh se nga nenet e këtij projektligji fitohet përshtypja se është shumë e vështirë të largohet punëtori prej punës, porse shtoi se tek të drejtat e punëdhënësit të gjitha hidhen poshtë.

Ai foli edhe për sigurinë në punë dhe për pagën minimale, ku për këtë të fundit tha se nuk mund të ketë pagë minimale më të vogël se 60 përqind të pagës mesatare.

Sejdiu: Projektligji i punës ka ndryshime substanciale prej propozimeve për të cilat jemi pajtuar

“Unë jam i obliguar të them që ky draftligj që e kemi tash në shqyrtim ka ndryshime substanciale prej propozimeve për të cilat partnerët social jemi pajtuar në kuadër të komisionit profesional. Deri atëherë, ne i kemi përfshirë 11 direktiva të BE-së, e këtu janë 17 direktiva në të cilat komisioni profesional nuk ka marrë pjesë. Në këtë ligj është përjashtuar dhe dalin dy ligje të reja: ligji për kujdesin prindëror dhe ligji për lehoninë. Çdo Qeveri që vjen fillon me amandamentimin e ligjeve, thotë se punon, por asgjë substancialisht nuk ndryshohet”, tha ai.

Ndërsa deputetja Besa Baftiu tha se Projektligji i punës, i cili ka 10 kapituj dhe 181 nene, përveç avancimeve ka edhe shumë mangësi, të cilat beson se do të trajtohen.

Nisur nga kërkesa e parafolësve për formimin e një grupi punues për shqyrtimin e këtij projektligji, Baftiu tha se deputetët për këtë projektligj do të punojnë me javë të tëra, porse kur të shohin të arsyeshme, do të ftojnë edhe përfaqësues të grupeve të interesit si odat ekonomike, Odën e Afarizmit të Kosovës, përfaqësues të sindikatave.

Ajo tha se me diskutimin e sotëm, mbetet 2 muaj kohë që të analizohet draftligji dhe të parashtrohen komentet. Teksa shtoi se do të ishte mirë që edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të ishte pjesë e këtij dëgjimi publik.

Baftiu: Përveç avancimeve, projektligji i punës ka shumë mangësi

“Përveç që ka avancime, ka edhe shumë mangësi të cilat besoj se do t’i trajtojmë edhe sot. Ky projektligj e trajton pushimin e lehonisë, prindëror, atësisë, me ligj të veçantë e që është neni 118 e në anën tjetër qeveria nuk e ka sjellë në Kuvend këtë projektligj. Pastaj, ka ndryshime sa i përket shkurtimit të afatit të periudhës të kontratave me kohë të caktuar, njohja e punës së praktikant si përvojë e punës, të drejtat e punëtorëve në rast të falimentimit të punëdhënësit, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në rast të transferimit apo falimentimit të ndërmarrjeve apo bizneseve, puna nga shtëpia, ndalimi i konkurrencës, këshillet e punëtorëve”, tha ajo.

Ndërsa Leonora Zylfijaj, përgjegjëse për miratimin e projektligjit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se ministria e ka përgatitur këtë Projektligj, ndërsa ka mbetur që të shqyrtohet në Kuvend.

Diskutohet Projektligji i punës, kërkohet grup punues

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës ka diskutuar sot për projektligjin e punës me shoqërinë civile, ku edhe ka marr kritika në mungesë të koordinimit të neneve.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se kanë kërkuar takim tre ditor në kuadër të një grupi punues për të diskutuar çdo nen bashkërisht.

Ai tha se duhet të bëhet dallimi i orëve të punës dhe orëve të pushimit, pasi sipas tij institucionet e vendit po shkelin ligjin të cilin e kanë hartuar vet.

 "Kërkesat që janë dërguar në formë elektronike nuk janë marrë parasysh. Keni kërkuar që të kemi komunikim drejtpërdrejt për çdo nen. Do të kishte qenë mirë të bëjmë një takim pune, në mënyrë që të kemi një ligj funksional e jo s deri më tani. Ne kemi dërguar vërejtje, edhe tash kemi. Tek orari i punës, nuk ishte llogaritur pushimi në orë pune. Në projektligjin aktual nuk shkruan që orari i punës është 40 orë. Qeveria në këtë rast është duke e shkelur ligjin me dy këmbët, pasi në institucione publike punohet 35 orë pune, dhe ju na qitni në konflikt neve bizneseve. Ne kërkojmë që këto të jenë specifike", tha ai.

Edhe Blerim Delija nga Sindikata e Shëndetësisë, tha se do të ishte shumw mirë sikur t'iu jepej mundësia për shqyrtimin e neneve veç e veç, në kuadër të një grupi punues. Sipas tij, derisa në fushat tjera nuk parashihet puna mbas orarit, një gjë e tillë nuk po vlen për shëndetësinë.

 "E kam një vërejtje sepse draftligjin e kemi marrë para tre ditësh dhe nuk kemi pasur mundësi ta shqyrtojmë. Ky draftligj, shoh se në disa nene bie ndesh njëri me tjetrin. Unë fillimisht kisha vecu disa: me këtë ligj ka dualizëm, pasi flitet për sindikata dhe këshillat e punëtorëve, atëherë kush do të punojë aty", tha ai.

 

Deputetja Besa Baftiu tha se nëse e shohin të arsyeshme do të ftojnë edhe përfaqësues të Odave afariste e ekonomike dhe përfaqësues të sindikatave për të diskutuar për këtë temë. Alush Sejdiu nga BSPK, u shpreh se ka një mungesë koordinimi në mes të ligjit dhe neneve.

Sipas tij, e meta kryesore në këtë aspekt është se çdo Qeveri që vjen, merret me draftimin e ligjeve, dhe aspak me implementimin e tyre.

"Te kontratat e punës, ne jemi marrë vesh që afati i kontratës së caktuar të jetë 3 vite. Te paga minimale kemi problem shumë të madh, edhe në ligjin në fuqi, por edhe në këtë draft, ne kemi kërkuar që të futet formula e llogaritjes së pagës. Nuk mund të ketë pagë minimale më të vogël se 60 përqind e pagës mesatare. Paga minimale nuk e di pse komplikohet. Punëdhënësi duhet t'i sigurojë punëtorit pagë të dinjitetshme që t'i sigurojë mirëqenie një familjeje 4 anëtarëshe", tha ai.

Baftiu tha se  Projektligji i Punës ka disa avancime, porse ka edhe mangësitë e veta. Ajo u shpreh se do të ishte mirë që edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të ishte pjesë e këtij dëgjimi publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...