Berisha e Rama takojnë komandantin Suprem të NATO-s për Europë

Kosova

Berisha e Rama takojnë komandantin Suprem të NATO-s për Europë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:59
Rrustem Berisha dhe Tod Wolters

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë takuar sot në takime të ndara, gjeneralin Tod Wolters, komandant Suprem i Forcave Aleate për Europë.

Në takim, ministri Berisha e informoi gjeneralin Wolters për Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe implementimin e tij në bashkëpunim të ngushtë me aleatët.

Gjithashtu, Ministri e njoftoi Komandantin me theks të veçantë rreth progresit të arritur gjatë 120 ditëve të para të tranzicionit. Forca e Sigurisë së Kosovës edhe me mandatin e ri do të vazhdojë të ndërtohet si forcë profesionale, multietnike dhe e besueshme.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë takimit me Komandantin Suprem të NATO-s, gjeneralin Tod Wolters, e ka njoftuar me zhvillimet e FSK-së, të arriturat e përgjithshme si dhe sfidat.

Image

Gjenerali Rrahman Rama me gjeneralin Tod Wolters biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të NATO-s dhe FSK-së, për zhvillimin e një force profesionale me standarde të NATO-s.

 Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Wolters e falënderoi ministrin Berisha dhe komandantin Rama për takimin, për përkrahjen e vazhdueshme për KFOR-in në zbatimin e misionit të tij në Kosovë, dhe ndër të tjera, përsëriti zotimin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat