Haradinaj: Nuk kam lot, ja kur udhëtoj për në Hagë - Bota Sot
Haradinaj: Nuk kam lot, ja kur udhëtoj për në Hagë

Kosova

Haradinaj: Nuk kam lot, ja kur udhëtoj për në Hagë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, pasi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, ka thënë se javën tjetër udhëton për në Gjykatën Speciale, ndërsa, qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në zgjedhje.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se është ftuar dhe do t’i përgjigjet Speciales por jo si kryeministër por si qytetar i Kosovës.

“Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme, nga ky moment jemi në dorëheqje si Qeveri. Arsyeja është se jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e Specializuara. Javën tjetër do të paraqitem dhe kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si qytetar Ramush Haradinaj. Me e rujtë nderin e kryetarit të Qeverisë dhe të shtetit.

Ai tha se qeveria në dorëheqje do t’i kryen detyrat e veta deri në zgjedhje.

“Tani janë dy aspekte, mund të flasim për peshën politike ose për peshën ligjore, e unë do ta respektoj peshën ligjore në tërësi. Pra, do të paraqitem do t’i kryej detyrat e mija, pastërtinë time. Pjesa politike e të tjera mendoj se është gabim që po kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për njohje. Mendoj se me këtë dorëheqje, qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri zgjedhjet. Tash përgjegjësia kalon tek presidenti për të caktuar datën e zgjedhjeve. Unë iu ofrohem prapë popullit për besim, aq sa më jep populli besim. Unë nuk e di që kam lot në sy, ndoshta i emocionuar mund të jem por me lot jo. Nuk është një vendim i lehtë, por është i vështirë për të gjithë. Por ky është realiteti”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...