OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ftesa për Haradinajn e motivuar politikisht - Bota Sot
OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ftesa për Haradinajn e motivuar politikisht

Kosova

OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ftesa për Haradinajn e motivuar politikisht

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:19
Ramush Haradinaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn, është totalisht e motivuar politikisht.

Kjo organizatë thotë se asnjë akuzë e bërë ndaj tij, prej gjykatave ndërkombëtare, nuk është argumentuar dhe i njëjti ka dal faqebardhë, duke dëshmuar pastërtinë e Luftës Çlirimtare.

“Ne e çmojmë veprimin e Haradinaj për të ofruar dorëheqjen dhe konsiderojmë se është hap burrëror, i njeriut i cili na bëri të ndjehemi krenar në shtetin tonë, gjatë kësaj kohe sa udhëheqi me qeverinë. Ne i bëjmë thirrje spektrit politik të vendit, të qëndrojë bashkë dhe të marrë shembullin e Haradinajt, të jenë të vendosur e jo të bëjnë pazare në kurriz të territoreve dhe qytetarëve. OVL UÇK Dukagjin, do të jetë në përkrahje të pafajësisë së Gjeneralit Haradinaj dhe të gatshëm për çfarë do situate që paraqitet. Në këto momente të vështira për Kosovën, të tregojmë pjekurinë tonë dhe të vendosim interesat kombëtare mbi të gjitha të tjerat”, thuhet në reagim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...