Deputeti i AAK-së: Ftesa për Haradinajn, e ndikuar nga politika - Bota Sot
Deputeti i AAK-së: Ftesa për Haradinajn, e ndikuar nga politika

Kosova

Deputeti i AAK-së: Ftesa për Haradinajn, e ndikuar nga politika

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:14
Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie as nuk kanë qenë të njoftuar e as që e kanë pritur dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Selmanaj thotë se nuk e kanë pritur as ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale në adresë të Kryeministrit pasi sipas tij Haradinaj e ka fituar dy herë drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.

“Prej dhjetë vitesh Gjykata e Hagës nuk ka lënë shpifje as letër të Serbisë dhe argatëve të tyre pa verifikuar por Haradinaj ka dalë i pafajshëm. Jemi shumë të befasuar por edhe të shokuar nga ky lajm”, tha ai në RTV Dukagjini.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ka dyshime se kjo ftesë ndaj Haradinajt nga Gjykata Speciale mund të ketë ardhur edhe nga interferimet e disa vendeve që nuk ja duan të mirën Kosovës për shkak të qëndrimeve të Kryeministrit në raport me taksën e disa çështjeve tjera të ngritura kohëve të fundit.

“Qëndrimit e zotit Haradinajt ndaj dialogut me Serbinë dhe taksës të bëjnë të dyshosh se mund të ketë interferime tjera…Këtu nuk ka drejtësi. Nuk flitet këtu për drejtësi. Edhe kjo ftesë edhe këto vendime janë të ndikuara nga rrethanat dhe politika”, tha ndër të tjera Rasim Selmanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...