Muja: Ftesa nga Specialja për Haradinajn s’lidhet me taksën e dialogun

Kosova

Muja: Ftesa nga Specialja për Haradinajn s’lidhet me taksën e dialogun

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:23
Gjykata Speciale

Analisti politik, Armend Muja, nuk e ka ndërlidhur ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj me çështjen e qëndrimit të tij për taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe dialogun me Serbinë.

Ai ka folur në  RTK lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Unë mendoj që shoqëria jonë ka predispozitë të mendojë edhe këto gjëra, por unë mendoj që nuk është. Unë nuk do të lidhja, nuk do të ishte korrekte, nuk ka lidhje mes objektit dhe subjektit. Gjykata Speciale ka filluar më herët. Është pritur që në vitin 2018 Gjykata Speciale të ofrojë emrat e të dyshuarve, mirëpo është shtyrë për vitin 2019 dhe unë mendoj që në vazhdim do të kemi edhe emra të tjerë”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat