Ramadani: Haradinaj vendimin e dorëheqjes nuk e ndau as me zyrtarët e partisë

Kosova

Ramadani: Haradinaj vendimin e dorëheqjes nuk e ndau as me zyrtarët e partisë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:43
Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se vendimi për dorëheqjen e Kryeministrit ka qenë një lajm i keq.

Ramadani për “RTV Dukagjinin” ka thënë se Haradinaj vendimin për dorëheqje nuk e ka ndarë me askënd deri kur ka folur në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka thënë se ftesa për Haradinajn është non-sens, por sipas tij “Haradinaj nuk i ka dhënë dikujt kënaqësinë të intervistohet si kryeministër”. Shton se kjo është sjellje normale e një burrështetasi.

Ramadani ka thënë se rruga më e mirë për të dalur nga kjo situatë pas dorëheqjes së Haradinajt janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“AAK menjëherë do të fillojë përgatitjet për zgjedhje dhe sigurisht se do të garojë me kryetarin Ramush Haradinaj për të marrë sërish besimin e qytetarëve”, tha ai.

Zyrtari i AAK-së thotë se Haradinaj është ndaluar disa herë në shtete të ndryshme dhe pastërtia e tij është vërtetuar edhe në proceset gjyqësore ndaj tij.

“Kryeministri Haradinaj edhe më herët e ka dëshmuar se nuk e rrezikon dinjitetin e shtetit për interesin personal”, tha ndër të tjera Burim Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat