Ky është këshilltari i Haradinajt që gëzoi pozitën vetëm një ditë

Kosova

Ky është këshilltari i Haradinajt që gëzoi pozitën vetëm një ditë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:57
Shëkelzen Sopjani dhe Ramush Haradinaj

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI’së, Shëkelzen Sopjani, u emërua Këshilltar i Jashtëm Politik vetëm një ditë para se kryeministri dha dorëheqje të parevokueshme. E kjo bëri që Sopjani të gëzonte pozitën e këshilltarit vetëm një ditë.

Duket se përveç ministrit të Inovacionit, Muzafer Shala, i cili u emërua pak ditë para se Haradinaj të jepte dorëheqjen, edhe një tjetër zyrtar i emëruar nga Haradinaj nuk e gëzoi pozitën e tij shumë gjatë.

Shkëlzen Sopjani i hyri politikës menjëherë pasi lëshoi pozitën e tij në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, duke u radhitur në AAK’në e Haradinajt. Pak kohë pasi Sopjani iu bashkua radhës së AAK’së, ai u emërua Këshilltar i Jashtëm Politik i cili nuk pati nderin ta këshillonte Haradinajn as për një ditë të plotë.

Gjatë kohës sa Sopjani shërbente në AKI, ai kishte deklaruar pasurinë e tij e cila kapte shifra disa dhjetra mijëra euro.

Sopjani në emër të vet ka deklaruar shtëpi në vlerë 110 mijë euro, të blerë në vitin 2005 siç thotë përmes të ardhurave. Kurse në emër të prindit ka deklaruar banesë në vlerë 34 mijë euro, tokë në vlerë 60 mijë euro, truall në vlerë 25 mijë euro dhe mal në vlerë 35 mijë euro. Para të ruajtura në bankë në emër të vet posedon 15.315 euro dhe 6.700 në emër të gruas.

Image

Në faqen zyrtare të AKI’së, Shkëlzen Sopjani ende figuron si Inspektor i Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat