Zyrtarja e AAK-së i reagon deputetes së VV-së: Po e imiton Kurtin me frizurë e ngjyrë të flokëve

Kosova

Zyrtarja e AAK-së i reagon deputetes së VV-së: Po e imiton Kurtin me frizurë e ngjyrë të flokëve

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:36
Vasilika Zotaj

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Prishtinës, Vasilika Zotaj nga partia e Ramush Haradinajt i ka reaguar ashpër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje , Fitore Pacollit, në lidhje me përqeshjen që kjo e bëri për dorëheqjen e kryeministrit.

Zotaj i ka thënë Pacollit se e imiton Albin Kurtin, madje sipas saj “Edhe ngjyrën e flokëve si duket ja blejnë njeri tjetrit”.

“Paska fole dhe Fitore Pacolli Nuk i besohet se Ramushi e ka dhene doreheqjen per Kosoven. Sigurisht si besohet, sepse Fitorka ( me duket si somborka) nuk mund te bej gjera te tilla E vetmja sakrifice e saj eshte te imitoj liderin e saj E keni pare si i ka bere frizuren? Njesoj si Albini Edhe ngjyren e flokeve siduket ja blejne njeri tjetrit! Fitore, rri rehat moj vajze Mos u merr me gjera te renda per ty Rri brenda peshes tende”, ka shkruar Zotaj në FB.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar sulmet ndaj Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj

Ajo përmes Facebookut ka shkruar vargjet e këngës që Haradinajn e kemi parë duke e kënduar.

Pacolli vargjet e këngës i ka shkruar ndryshe.

“Ani moj Kosovë, oh moj bukuroshe, të vodha rreth më rreth edhe qosh më qoshe” kështu duke lënë të kuptohet se fjalën e ka për ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Deputetja është shprehur se edhe kur AAK-ja demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj e kishte bërë për Kosovën.

“Kur e fali tokën e bëri për Kosovën e edhe kur i vodhi miliona euro nga buxheti i shtetit e kishte bërë për të mirën e Kosovës”.

Akuza kanë shpërthyer edhe mes zyrtarëve të AAK-së e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat