Ministria e Infrastrukturës “shkaktare” e aksidenteve

Kosova

Ministria e Infrastrukturës “shkaktare” e aksidenteve

Nga: Z.B Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Lista e Objektivave të Ministrisë së Infrastrukturës për programin e Qeverisë 2017-2021 janë të shumta mirëpo tek pika e 11 flitet për mirëmbajtjen- verore dhe dimërore dhe sinjalizimin e rrugëve, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, ekspertët e komunikacionit thonë se jo vetëm që mungojnë shenjat, por në të shumtën e rasteve edhe vendosen në mënyrë të gabuar, gjë që huton pjesëmarrësit në komunikacion.

Vetëm në vitin 2019 janë shënuar 23 raste të humbjes së jetës së qytetarëve në komunikacion. Kurse, janë më shumë se 1600 persona të cilët janë lënduar gjatë aksidenteve që kanë ndodhur brenda tre muajve të këtij vit.

Kjo u bë e ditur gjatë tryezës së organizuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ku së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, u diskutua gjendja e sigurisë në komunikacion me tem: “Siguria në Rrugë”.

Ndërsa ministria e Infrastrukturës edhe pse në programin e saj e ka pasur mirëmbajtjen verore – dimërore dhe sinjalizimi i rrugëve - shtimi i sigurisë në komunikacionin rrugor është njëra nga objektivat prioritare strategjike, nuk është punuar sa duhet në sinjalizim.

“11. MIRËMBAJTJEN VERORE – DIMERORE DHE SINJALIZIMI I RRUGEVE. Mirëmbajtjen Verore – Dimërore dhe Sinjalizimi i Rrugëve - Shtimi i sigurisë në komunikacionin rrugor është njëra nga objektivat prioritare strategjike, Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë një varg veprimesh dhe masash për të realizuar këtë objektivë shumica e të cilave kanë gjetur hapësirë ne programin e Mirëmbajtjes dhe Sinjalizimit të Rrugëve”, shkruhet në programin e Qeverisë 2017-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat