Kusari: Do të ishte mirë që Kosova të udhëhiqej nga një grua

Kosova

Kusari: Do të ishte mirë që Kosova të udhëhiqej nga një grua

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:34
Ilustrim

Juristja e njohur e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Ajo ka thënë se “do të ishte e dëshirueshme që Kosova të udhëhiqej nga një grua.”

Që nga viti 1999, Kosova nuk e ka pasur asnjëherë një grua në krye të ekzekutivit. Ndërkohë që prej vitit 2011 e deri më 2016, Atifete Jahjaga e ushtroi detyrën e presidentes duke u zgjedhur konsensualisht nga partitë e shumicës së atëhershme parlamentare. Jahjaga kishte qenë e propozuar e ish ambasadorit amerikan, Christopher Dell, i cili aktualisht shërben si konsulent i kompanisë që shtron autostradat e Kosovës, Bechtel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat