Në 100-vjetorin e masakrës së Gurbardhit nis rregullimi i varrezave të 22 martirëve

Kosova

Në 100-vjetorin e masakrës së Gurbardhit nis rregullimi i varrezave të 22 martirëve

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njëqind vjet më parë, në fshatin Gurbardh, kishte ndodhur një prej masakrave më të mëdha të asaj kohe, ku forcat serbo-malazeze, kishin vrarë 22 banorë të fshatit.

Në kujtim të kësaj masakre dhe në kujtim të të vrarëve, sot kanë filluar punimet për rregullimin e varrezave të martirëve, të vrarë në këtë masakër.

Në fillimin e punimeve për rregullimin e këtyre varreza morën pjesë edhe kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha dhe mësuesi Haxhi Berisha.

Këta të fundit e kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti, për rregullimin e varrezave.

Projekti për rregullimin e varrezave financohet nga Komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat