OAK kërkon nga AKP kohëzgjatjen e qirasë së objekteve

Kosova

OAK kërkon nga AKP kohëzgjatjen e qirasë së objekteve

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:01
Valon Tolaj

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës janë pritur në takim nga drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi përgëzoi Tolajn për pozitën e tij të re, dhe njoftoi atë për problemet që po preokupojnë aktualisht bizenset në raport me objektet dhe pronat, si dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Sipas një komunikate të OAK, Krasniqi kërkoi nga drejtori i AKP-së të shikoj mundësitë për kohëzgjatjen e qirasë së objekteve ngase me rregullore të AKP-së, biznesi ka të drejtë të huazojë objektin me qira vetëm për periudhën një  vjeçare.

Ai ka theksuar se kjo gjë po paraqet pengesë të madhe dhe pasiguri tek bizneset, duke ditur që bizneset janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend,  duhet larguar barrierat dhe jo të rëndohen më tepër.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për viziten dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset.

Tolaj deklaroi se po bënë përpjekje për shtimin e afateve sa i përket kohëzgjatjes së kontratës të objekteve me qira, duke u krijuar lehtësira dhe siguri më të madhe bizneseve gjatë operimit të tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat