Limaj ka një porosi për të rinjtë që i janë bashkuar Nismës

Kosova

Limaj ka një porosi për të rinjtë që i janë bashkuar Nismës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 22:04
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një video-mesazhi ka falënderuar mbi 2-mijë anëtarë të rinj të cilët muajin e fundit i janë bashkuar partisë të cilën ai e drejton.

Kreu i Nismës ka thënë se ndihet i nderuar që së bashkë me anëtarët e rinj dhe të tjerët që do t’i bashkohen Nismës, do të punojnë në shtrirjen në çdo cep të këtij subjekti. “NISMA sot, është parti e fuqishme me kuadro profesionale e politika që po përqafohen çdo ditë e më shumë.

Jemi rritur shumë e po fuqizohemi falë punës së palodhshme të strukturave dhe aktivistëve tanë në nivel lokal dhe qendror. Me anëtarët e rinjë dhe ata që do të na bashkohen së shpejti, do të punojmë në fuqizimin e familjes tonë politike duke ofruar gjithë potencialin tonë për të bërë punë të mira për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Limajt.

Më tutje, Limaj thotë se dyert e NISMËS Socialdemokrate do të jenë gjithmonë të hapura për ide dhe energji të reja. “Ne duhet mirëpresim kontributin e gjithësecilit duke ju siguruar hapësirë e mundësi secilit. Mirëseardhje anëtarëve të rinjë; mirënjohje dhe falënderime gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të NISMËS Socialdemokrate”, ka përfunduar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat