Partia e Ahmetit ka vijë të kuqe vetëm PDK-në, e lë të hapur mundësinë e një koalicioni PSD-VV

Kosova

Partia e Ahmetit ka vijë të kuqe vetëm PDK-në, e lë të hapur mundësinë e një koalicioni PSD-VV

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 22:28
Foto

Vitin e kaluar 12 deputetë të Vetëvendosjes iu ndan partisë për shkak të pakënaqësive të shumta.

Këta deputetë dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, iu bashkuan Partisë Social Demokrate të Kaqusha Jasharit duke u vendosur në krye të saj.

Pasi Ramush Haradinaj të premten dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për këtë po pritet, vendimi i presidentit, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

Ish-deputetët e Vetëvendosjes, do të garojnë për herë të parë si PSD në zgjedhjet nacionale.

Përpos, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, subjektet e tjera ende nuk kanë diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor.

A do të ketë koalicion parazgjedhor LDK-Vetëvendosje? Flet deputetja Haxhiu

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se njëherë po i presin konsultimet për datën e zgjedhjeve.

“Nuk kemi diskutuar me askënd ende. Po presim konsultimet për datën e zgjedhjeve që të mund të fillojmë diskutimet”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka theksuar se PSD ka vijë të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kemi vijë të kuqe për PDK-në, ashtu siç e kemi thënë edhe më herët”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk ka vijë të kuqe për partinë e Albin Kurtit. Por, a do të ishte i mundur një koalicion i tillë?

Nga ana tjetër, në Vetëvendosje nuk e kanë diskutuar këtë si mundësi. Përpos një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me LDK-në, VV nuk ka përmendur parti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat