33 aktakuza për 24 orë

Kosova

33 aktakuza për 24 orë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:04
Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, si dhe një kërkesë për sekuestrim e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llohit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 10 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepra “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza, ndaj gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve. Po ashtu, gjatë ditës se djeshme kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llojit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit që ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut me lëndime të rënda”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat