Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Kosova

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona.

 

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe një kërkesë për sekuestrim e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llohit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepra “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza, ndaj gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve.  Po ashtu, gjatë ditës se djeshme kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llojit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit që ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut me lëndime të rënda”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë  (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimetkërkesat-personatBastisjetSekuestrimet

Prokuroria Speciale/////

Prishtinë10 – 13131 -1//

Prizren5 – 10////

Pejë9 – 191//1

Gjilan1 – 11///

Gjakovë5 – 51///

Mitrovicë5 – 5////

Ferizaj3 – 4////

Totali33 – 57161 – 1/1

 

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit :

Në Departamentin e Përgjithshëm është  ndaluar një (1) person të dyshuar për vepra “Dhunë në familje”.

 

Sekuestrimet e përkohshme :

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamionetë, çelave të saj dhe 12 trungje të llohit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

 

Aktakuzat:

Aktakuzë për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”

Dy (2) aktakuza për veprën penale “Dhunë në familje”

Aktakuzë  për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Aktakuzë për veprën penale  “Vjedhja pyllit”

Aktakuzë për veprën penale “Kanosja”

Aktakuzë për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve,

substancave psikotrope ose analoge”

Aktakuzë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Aktakuzë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Aktakuzë për veprën penale   “Vjedhja e shërbimeve”

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dyshimin se pasi është sjellë në stacion policor në Gjilan, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kishte sulmuar dhe kërcënuar me fjalë një zyrtar policor.

 

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit që ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut me lëndime të rënda”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm,  janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale, ” Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Departamenti i Përgjithshëm:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.

 

Departamenti për Krime të Rënda:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë“.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat