Numër i madh i aksidenteve në Kosovë, vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 65 të tillë

Kosova

Numër i madh i aksidenteve në Kosovë, vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 65 të tillë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:37
Ilustrim

Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) në Kosovë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se numri i aksidenteve në komunikacion gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 65.

Siç bëhet e ditur, 31 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar ndërsa në 34 aksidentet tjera raportohet të ketë pasur vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 453 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, polica bën të ditur se në ditën e djeshme janë arrestuar 41 persona, 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat