Muçolli: Transparenca 0 në Podujevë, harrohen votuesit

Kosova

Muçolli: Transparenca 0 në Podujevë, harrohen votuesit

Nga: A.SH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:00
Fitim Muçolli

Asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, Fitim Muçolli, ka vazhduar ngritjen e disa çështjeve që sipas tij janë shqetësim për banorët e kësaj komune.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar për transparencën e kryetarit të komunës, Agim Veliut dhe stafit të tij, ku sipas një raporti të publikuar nga KDI komuna vlerësohet dobët në lidhje me transparencën në prokurimin publik.

Ai tutje shkruan se e gjitha kjo është rezultat i keqpërdorimeve të komunës që kanë qenë gjithmonë shënjestër e kritikave.

Postimi në Facebook:

0% transparencë .

Për këtë do të mbahet mend gjithmonë kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu. E kjo duket të jetë rezultat i keqmenaxhimit për të cilën komuna ka qenë gjithmonë shënjestër e kritikave e që edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje vazhdimisht kemi raportuar për raste të caktuara.

Në raportin e transparencës komunale të Institutit Demokrat të Kosovës thuhet se komuna gjatë tri viteve të fundit është vlerësuar me 0% në transparencën në prokurim publik, mbi 800 të bëra publikë në KRPP vetëm 2 janë publikuar në uebfaqe të komunës së Podujevës.

E gjendje pak më e mirë është paraqitur për transparencë buxhetore, këtë vit ka pas rritje të raportorëve buxhetore të publikuara në uebfaqen e komunës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat