Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarë

Kosova

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:50
Fletëpalosja informuese për qytetarë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Mitrovicë Jugu, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ka filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’’.

Veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara.

Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave, është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, ku janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e tyre.

Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jugu, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat