Limaj: Nisma kurrë nuk do ta rrëzonte Qeverinë Haradinaj

Kosova

Limaj: Nisma kurrë nuk do ta rrëzonte Qeverinë Haradinaj

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:50
Fatmir Limaj

Kryterari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Nisma kurrë nuk do ta rrëzonte Qeverinë Haradinaj sikur të mos ishte për dorëheqjen e kryeministrit.

“Nisma kurrë nuk do ta rrëzonte Qeverinë Haradinaj, sepse Nisma ka investuar që Haradinaj të jetë kryeministër”, ka thënë Limaj.

Përveç kësaj, Limaj ka treguar se kryeministri nuk e ka njoftuar askënd nga PAN’i për dorëheqjen e tij.

“Rendi ka dashtur që kryeministri t’i ftojë partnerët, t’i njoftojë për njoftimin personal për dorëheqje, dhe pastaj të merr vendimin”, është shprehur Limaj.

Limaj e ka komentuar edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në rastin e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

“Sipas Kushtetutes tonë, kur kryeministri jep dorëheqje, edhe kabineti është në dorëheqje”, ka thënë Limaj në Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat