Veseli shkon në Drenas, takon Lladrovcin

Kosova

Veseli shkon në Drenas, takon Lladrovcin

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 23:01
Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Kadri Veselin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kryetarin e kuvendit njëkohësisht edhe kryetarin e partisë së tij, Kadri Veselin. Lladrovci ka njoftuar se ata kanë biseduar për projektet në këtë komunë.

“Sot, komunën tonë e vizitoi Kryetari Kadri Veseli me Blerand Stavilecin, me ç’rast diskutuam për projektet në realizim dhe projektet tjera kapitale në procedurë, të rëndësishme për qytetarët e Drenasit” shkroi ai.

Lladrovci gjithashtu njofton se nën udhëheqjen e tij, ka realizuar më shumë projekte se që kishte premtuar në fushatë dhe se për këtë ka falënderuar Veselin për përkrahjen që i ka dhënë.

“Ne kemi realizuar projekte më shumë se sa kemi premtuar. Ne do të ndërtojmë vazhdimisht edhe më shumë, për këtë e falënderoj sinqerisht kryetarin Veseli për përkrahjen pa rezervë” shkroi kryetari i Drenasit.

Sipas tij, ata po punojnë pa pushim “sepse ne i respektojmë zotimet tona, duam mirëqenie për qytetarët tanë pa dallim, sepse ne ofrojmë vepra nga detyrimi madhor që buron nga ligji por edhe besimi që kanë qytetarët tek ne”.

E Lladrovci shtoi se e kanë detyrim që të punojnë për ata që sakrifikuan për vendin dhe shtetin e Kosovës.

“Ne, ndjejmë edhe një detyrim shtesë ndaj atyre që sakrifikuan në rrugën e çlirimit me ideale për të ndërtuar shtet të lirë e ligjor, shtet të mundësive dhe gjasave të barabarta, në gjirin e vlerave dhe demokracisë euro-atlantike” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat