Limaj me porosi nga liqeni i Radoniqit

Kosova

Limaj me porosi nga liqeni i Radoniqit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:52
Limaj te liqeni i Radoniqit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me struktura dhe aktivistë të Nismës Socialdemokrate. Kreu i Nismës të dielën e ka kaluar të Liqeni i Radoniqit me struktura të Nismës nga rajoni i Dukagjinit.

“Të liqeni i mrekullueshëm i Radoniqit, me struktura dhe aktivistë të Nismës nga rajoni i Dukagjinit. Edhe në këto degë, si kudo tjetër në degët tona, pashë entuziazëm dhe mobilizim të jashtëzakonshëm për betejat e radhës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj thotë se Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta. “Ne jemi gati”, ka shtuar Limaj. Ndryshe, Limaj një ditë më parë ka postuar fotografi nga Bjeshkët e Sharrit me struktura të Nismës në Prizren dhe Dragash.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat