Tahiri: Qendrat Korrektuese, në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit

Kosova

Tahiri: Qendrat Korrektuese, në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:58
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në një njoftim për media në fjalën e tij, Tahiri ka theksuar se pjesë e trashëgimisë së tij, është  avancimi në sistemin korrektues të Republikës së Kosovës.

“Infrastruktura ka shënuar përmirësim të plotë dhe vazhdon të përmirësohet edhe sot.  Qendra të reja janë hapur e ato të vjetrat janë rinovuar. Kemi menaxhim efikas të procedurave standarde të veprimit, dhe kemi ulur për herë të parë në një nivel të plotë, dukuritë negative brenda burgjeve. Sot Qendrat Korrektuese, nuk janë as për së afërmi ato që kanë qenë dikur, dhe të njëjtat i kemi vendosur në një kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu ka uruar gjeneratën e re të kadetëve, duke kërkuar nga ta që të përkushtohen në zbatimin e ligjit.

“Ngjashëm do të definohet nga përkushtimi juaj për t’i dhënë njeriut dinjitetin që i takon, pavarësisht faktit se ai mbahet në korrektim. Dhe në mes të kësaj pune, përkushtimi juaj, është ai që do bëjë diferencën, në rast se Qendrat tona Korrektuese do jenë referencë e sundimit të ligjit, apo degradimit të tij. Prandaj, për fund, duke ju dëshiruar sukses në karrierë, avancim dhe ngritje profesionale në të ardhmen, ju ftoj që të jepni maksimumin tuaj që këtij segmenti të rëndësishëm të zbatimit të ligjit, t’i jepni dimension kuptimplotë, efikas e të përgjegjshëm”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat