Kaq automjete kanë hyrë në Kosovë për shtatë muaj

Kosova

Kaq automjete kanë hyrë në Kosovë për shtatë muaj

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 08:01
Foto

Departamenti për Kufi në kuadër të Policisë së Kosovës menaxhon dhe kontrollon pikat e kalimit të kufirit.Kjo për siguruar hyrje dhe daljet nëpër këto pika kufitare, në mënyrë që ta mbajë vendin e sigurtë dhe të zbatoj ligjet përkatëse.

Policët në kuadër të këtij departamenti bëjnë kontrollimin e automjeteve nëpër të gjitha pikat kufitare.

Sipas të dhënave të policisë në Kosovë nga 1 janari deri me 25 korrik kanë hyrë 226 mijë e 681 vetura, ndërsa kanë dalur 203, 189 vetura nëpër pikat kufitare.

Ndërsa, sa i përket qytetarëve, numri i tyre është 1 milionë e 537 mijë e 573 persona në total që janë kontrolluar në hyrje dhe dalje të pikave kufitare.

Për dallim nga veturat, nëpër pika kufitare më pak kanë hyrë kamionë e autobusë.Sipas PK-së, numri i kamionëve që janë kontrolluar në hyrje të kufijeve të Kosovës 18 mijë e 141 kamionë, ndërsa në dalje 16 mijë e 624, që në total bëjnë 34 mijë e 765 kamionë.

Kurse, janë 13 mijë e 102 autobusë që kanë kaluar nëpër vendkalimet kufitare dhe që iu janë nënshtruar kontrollit të Policisë Kufitare.

Pikat kufitare që më shumë janë përdorur janë Merdare, Han i Elezit, Dheu i Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat